ALCA është një kontraktor fasadash i specializuar në projektimin, inxhinierimin, prodhimin dhe instalimin e sistemeve komplekse të mbështjelljes së ndërtesave. E themeluar në Tiranë në vitin 2001, kompania është zhvilluar në një nga specialistët kryesorë të fasadave në rajon, duke realizuar projekte në Shqipëri dhe në Europë.
Puna jonë përqendrohet në fasada arkitekturore me kërkesa të larta teknike, ku saktësia, koordinimi dhe cilësia e zbatimit janë thelbësore. Duke integruar inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin brenda të njëjtës organizatë, sigurojmë kontroll të plotë mbi çdo fazë të procesit, nga zhvillimi i hershëm i projektit deri te zbatimi në kantier.
Prej më shumë se dy dekadash, ALCA ka bashkëpunuar me arkitektë, zhvillues dhe kontraktorë të njohur ndërkombëtarisht në projekte që kontribuojnë në formësimin e skyline-it të qyteteve në zhvillim. Çdo projekt trajtohet me një qasje të fortë teknike, planifikim të kujdesshëm dhe kapacitetin operacional të nevojshëm për të kthyer koncepte komplekse arkitekturore në sisteme ndërtimore të qëndrueshme.
Misioni ynë
Misioni ynë është të krijojmë struktura ikonike që qëndrojnë si dëshmi e inovacionit, saktësisë dhe cilësisë. Udhëhiqemi nga ekspertiza, të mbështetur nga një përkushtim ndaj ekselencës dhe nga një ambicie e veçantë për të formësuar skyline-in e qyteteve të së ardhmes.
Vlerat
Njerëzit
Ne i konsiderojmë njerëzit si një aset parësor dhe përpiqemi të zhvillojmë më tej aftësitë dhe kompetencat e secilit.
Transparenca
Besimi është baza e gjithçkaje që bëjmë dhe parakushti i suksesit tonë.
Qëndrueshmëria
Sigurojmë suksesin afatgjatë të kompanisë, duke mbrojtur njëkohësisht mjedisin natyror për brezat e ardhshëm.
Inovacioni
Synojmë përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve dhe metodave tona të punës përmes inovacionit teknologjik.
Hisoria
Që nga themelimi i saj në vitin 2001, ALCA është rritur paralelisht me zhvillimin e industrisë së ndërtimit në Shqipëri. Pikat kryesore më poshtë ndjekin evolucionin e kompanisë — nga projektet e saj të hershme deri në shndërrimin në një partner kryesor për sisteme komplekse fasadash.
2001
Si filloi
ALCA e nis aktivitetin në një punishte të vogël pranë brigjeve të lumit Lana në Tiranë, e fokusuar fillimisht te dyert dhe dritaret. Kompania ndërton reputacionin e saj mbi mjeshtërinë, besueshmërinë dhe disiplinën teknike, projekt pas projekti.
2003
Rritja e standardit
Një partneritet strategjik me METRA sjell standarde më të larta teknike dhe integrim më të fortë të sistemeve. Pak më vonë, ALCA nis aktivitetin në Itali si nënkontraktor për grupe të mëdha fasadash, duke fituar ekspozim në mjedise ndërtimi më komplekse.
2005
Ndërtimi i zyrave dhe fabrikës
Me ambicie në rritje, ALCA investon në ndërtimin e selisë aktuale dhe të njësisë së saj të prodhimit. Kapacitetet në inxhinieri dhe prodhim zgjerohen, duke e përgatitur kompaninë për sfida në shkallë më të gjerë.
2008
Kalimi te curtain walls
Sipërmarrja e përbashkët me AZA Corp për ABA Business Center shënon një pikë kthese vendimtare. Realizimi i fasadës së asaj që në atë kohë ishte kulla më e lartë në Shqipëri e shtyn ALCA-n përtej dyerve dhe dritareve, drejt sistemeve të plota curtain wall, duke riformësuar fokusin teknik dhe pozicionimin afatgjatë të kompanisë.
2015–20
Evolucioni industrial
Investimet e fokusuara në makineri CNC, pajisje të avancuara dhe procese prodhimi e transformojnë kompaninë në një organizatë më të industrializuar dhe teknikisht më të strukturuar.
2020-25
Definimi i horizontit urban të Tiranës
Një fazë e rritjes së përshpejtuar dhe e projekteve ikonike. ALCA kontribuon në zhvillime si Tirana’s Rock nga MVRDV, Tirana Vertical Forest nga Stefano Boeri Architetti dhe Ekspozita Building nga MCA Architects, duke forcuar pozicionin e saj si lider i tregut në Shqipëri.
2026
25 vite përpara
Njëzet e pesë vite rritje të vazhdueshme, stabiliteti dhe progresi teknik, nga një punishte e vogël në një pikë referimi në inxhinierinë e fasadave.