Tirana’s Rock
Rezidenciale
/Tirana’s Rock, e projektuar nga MVRDV, është një kullë me përdorim të përzier me lartësi 85 metra, e formësuar si një përfaqësim skulpturor i figurës së Skënderbeut. Fasada e ndërtesës përcaktohet nga ballkone të vazhdueshme të lakuara, që krijojnë një gjeometri komplekse tredimensionale.
Fasada kërkoi përshtatje të saktë të sistemeve ekzistuese “Curtain Walls” për t’iu përgjigjur profilit të lakuar dhe integrimit të përsëritur të ballkoneve. Koordinimi konstruktiv dhe kontrolli dimensional ishin thelbësorë për ruajtjen e formës së synuar skulpturore.
ALCA realizoi të gjithë fasadën e jashtme, hijëzuesit per mbrojtjen nga dielli duke mbështetur kompleksitetin gjeometrik të projektit përmes fabrikimit të avancuar dhe koordinimit në kantier.
- Klienti: Vind Sh.p.k & Ana Sh.p.k
- Arkitekti: MVRDV
- Kategoria: Rezidenciale
- Sipërfaqja: 16.000 m2
- Sistemet: Fasadë Xhami
- Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
- Viti: Në Vazhdim